Ballina Lajmet Kosovë EULEX sjell 5 xhandarë nga Franca

EULEX sjell 5 xhandarë nga Franca

Misioni i EULEX-it në Kosovë ka njoftuar se të shtunën pritet të arrijnë në Kosovë pesë xhandarë nga Xhandarmëria Kombëtare e Francës, raporton teve1.info

Përmes një statusi në Fcaebook, EULEX ka njoftuar se ardhja e këtyre pjesëtarëve është kontribut i Forcës së Xhandarmërisë Evropiane-EUROGENDFOR.

“5️⃣ xhandarë të Gendarmerie Nationale të Francës ?? do të dislokohen nesër në Kosovë si kontribut i Forcës së Xhandarmerisë Evropiane (EUROGENDFOR) për Njësinë e tanishme të Policisë së Specializuar Rezervë të EULEX-it (NJPSR), aktualisht e përbërë prej 2️⃣4️⃣ Karabinierëve italianë ?? dhe 2️⃣0️⃣ Zyrtarëve lituanezë ?? të sigurisë publike. Dislokimi i tyre do të kontribuojë për informimin e Misionit mbi situatën”, thuhet në njoftimin e EULEX.

Exit mobile version