Ballina Lajmet Kosovë Eurodeputetja bën thirrje për ratifikimin demarkacionit me Malin e Zi

Eurodeputetja bën thirrje për ratifikimin demarkacionit me Malin e Zi

Deputetja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, gjatë një konference sot në Prishtinë ka bërë thirrje që të miratohet në Kuvend Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, si kusht i vënë nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave.

Lunacek ka bërë thirrje që kjo çështje të përfundojë pasi sipas saj çdo qytetar ka të drejtë të lëviz lirshëm.

Ajo tha se ‘topin’ për liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës e kanë deputetët e Kuvendit.

“Doja t’ju bëja thirrje secilit në Kuvendin e Kosovës që ta ratifikojnë demarkimin me Malin e Zi”, ka thënë ajo.

Ajo po ashtu tha se nuk duhet humbur kohë në këtë drejtim pasi gjërat në Bashkimin Evropian mund të ndryshojnë.

“Iu bëj thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës të arrijnë 2/3 e votave sepse koha po ecën. Nëse e shikoni mënyrë se si BE po ecën, me qindra veta vijnë nga vendet ku ka luftë në Lindjen e Mesme dhe kemi shumë parti që nuk dëshirojnë migrues dhe refugjatë. Kjo është atmosferë që në të ardhmen mund të ketë ndikim për Kosovën. Duhet ta shfrytëzoni këtë mundësi sepse kjo derë mund të ju mbyllet. Duhet ta bëni tani sepse ka të bëjë me të drejtat e qytetarëve që të lëvizin lirshëm”, u shpreh ajo.

Exit mobile version