Ballina Lajmet Kosovë Euronews shkruan për vizitën e Thaçit në liqenin e Ujmanit

Euronews shkruan për vizitën e Thaçit në liqenin e Ujmanit

Agjencia evropiane e lajmeve, Euronews, i ka kushtuar një artikull vizitës së presidentit, Hashim Thaçi, në liqenin e Ujmanit duke thënë se kjo vizitë e ka zemëruar Beogradin.

Vizita e presidentit Hashim Thaçi në veri të vendit, vetëm tre javë pasi homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiq, vizitoi të njëjtin vend, ka zemëruar Beogradin, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova

Sipas Euronews, shteti serb ka akuzuar policinë e Kosovës për rrëmbimin e liqenit dhe mbajtjen e katër punëtorëve.

Ndërsa autoritetet e Kosovës kanë thënë se shkuan atje për të siguruar vizitën e presidentit Thaçi dhe kanë mohuar të ketë ndodhur ndonjë ndalim apo arrestim gjatë vizitës.

Exit mobile version