Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Eva në Shqipëri, rrëfimi i atij që s’rreshti për ta kthyer në...

Eva në Shqipëri, rrëfimi i atij që s’rreshti për ta kthyer në shtëpi

Xhetan Ndregjoni

Rrëfimi i dajës Xhetan për mbesën që hoqi picirin për 12 vjet në Siri

Xhetan Ndregjoni nuk i ndali asnjëherë përpjekjet për të sjellë nga Siria mbesën e tij, Eva.

Sicc raporton TCH, për plot 12 vite, me mënyrat më të ndryshme, ai tentoi e tentoi shumë herë t’i sillte të motrës të bijën, të cilën bashkëshorti, përmes mashtrimit, ia mori duke shkuar në Sirinë që po përzhitej nga lufta.

Në një prononcim nga Stambolli për TCH, Xhetan Ndregjoni rrëfeu:

“Kemi kaluar 48 orë të vështira pasi Eva mbërriti në kufirin turk me Sirinë. Autoritetet turke të sigurisë e kanë intervistuar Evën për disa orë, por më në fund, me ndihmën e autoriteteve shqiptare, ajo mbërriti paraditen e sotme në shtëpi”, tha ai.

Ai tregoi momentin kur, pas 12 vitesh, takoi mbesën.

“Mu hodh në qafë e vetëm thoshte: daja, daja… nisi të qante. Ishte e frikësuar, pasi ishte rrethuar me njerëz të panjohur, të cilët e sollën nga një rrugë e gjatë prej Sirisë në kufirin me Turqinë.

Nuk munda ta besoja se ajo mbërriti. Hera e fundit kur e kisha parë ishte 8 vjeçe. Ajo sot është 20 vjeçe. I dridhej zëri kur më përqafoi. Deri në atë moment ia kisha dëgjuar zërin vetëm nga mesazhet zanore që na dërgonte. E gjitha ishte e pabesueshme, pasi në të shkuarën shumë herë na ishte premtuar se do ta sillnin Evën, por nuk ndodhi.”

U jam mirënjohës shumë njerëzve të përfshirë në sjelljen e Evës në shtëpi.”

Exit mobile version