Ballina Lajmet Evakuohen kolonët hebrenjë nga lagjja ilegale në Bregun Perëndimor

Evakuohen kolonët hebrenjë nga lagjja ilegale në Bregun Perëndimor

Qeveria izraelite ka angazhuar 3.000 policë për të evakuuar dhjetëra familje emigrante hebreje të cilat u vendosën në lagjen e paligjshëm Amon, e cila në vitin 1997 u ndërtua në tokë private të palestinezëve në Bregun Perëndimor, transmeton Anadolu Ageny (AA).

Radioja izraelite ka njoftuar se qeveria izraelite me masa të rrepta sigurie ka nisur procesin e largimit të kolonëve hebrenj nga lagja Amon, që është në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme të Izraelit.

Më shumë se 3.000 policë janë duke siguruar lagjen Amon dhe kanë vendosur pika kontrolli për të parandaluar grupet fanatike hebrenje për t’iu afruar kësaj lagje dhe të pengojnë evakuimin e familjeve hebreje të cilat refuzojnë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Megjithatë, një grup demonstruesish hebrenjë kanë arritur t’i afrohen lagjes, ku kanë ndezur një sasi më të madhe gomash.

Ushtria izraelite dje ka urdhëruar që brenda 48 orëve të zbrazet lagjja e paligjshme hebreje Amon.

Bëhet fjalë është për vendbanimin e kolonëve të cilën qeveria izraelite e kishte ndërtuar në tokën palestineze në vitin 1997, kurse palestinezët, pronarët e tokave, kanë ngritur padi në Gjykatën Supreme të Izraelit.

Gjykata në fund të vitit 2014 vendosi se nuk mund të japin leje ndërtimi dhe të legalizojnë objektet e ndërtuara në toka private palestineze dhe se lagjja Amon duhet të hiqet brenda dy viteve. Qeveria izraelite ka kërkuar më pas shtyrjen e evakuimit të 50 familjeve hebreje nga Amon për shtatë muaj tjerë.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në fund të dhjetorit të vitit të kaluar me abstenimin e SHBA-ve, votoi në favor të rezolutës 2334 që urdhëron përfundimin e menjëhershëm të politikës izraelite të ndërtimit të vendbanimeve të paligjshme kolone në tokat e pushtuara palestineze.

Ky vendim nga autoritetet izraelite u kritikua ashpër duke e vlerësuar si të papranueshme.

Exit mobile version