Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Evropa i kërkon më shumë gaz Nigerisë

Evropa i kërkon më shumë gaz Nigerisë

Bashkimi Evropian po kërkon furnizime shtesë të gazit natyror (LNG) nga Nigeria në përgatitje për një ndërprerje të mundshme të furnizimeve me gaz rus.

Kështu deklaroi të dielën Matthew Baldwin, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Departamentit të Energjisë të Komisionit Evropian.

Deklarata e Baldwinit u bë në Nigeri, ku ai qëndroi këtë javë dhe zhvilloi një sërë takimesh me zyrtarë të atij vendi, prodhuesit më të madh të naftës në Afrikë, raporton Reuters.

Një zyrtari i BE-së ka thënë se Nigeria po përmirëson sigurinë në deltën e Nigerit dhe planifikon të rihapë tubacionin Trans Niger pas gushtit, gjë që do të lejonte më shumë eksporte gazi në Evropë.

BE-ja importon 14 për qind të totalit të nevojave të saj për LNG nga Nigeria dhe ka potencial për dyfishimin e kësaj sasie.

Exit mobile version