Ballina Arritje Teknologji Facebook merr masa të reja për përdoruesit fëmijë

Facebook merr masa të reja për përdoruesit fëmijë

Rrjeti social Facebook do të parandalojë që përdoruesit fëmijë të shohin reklamat e aksesorëve të armëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC-së, në kuadër të politikave të Facebook-ut që do të përditësohen më 21 qershor, përdoruesit fëmijë të këtij rrjeti social nuk do të shohin reklamat e aksesorëve të armëve.

Njoftohet se ky vendim për ndalimin e reklamave të tilla tek fëmijët është marrë në kuadër të politikave të rishikuara në mënyrë të rregullt.

Ndërsa faqja teknologjike e internetit The Verge ka thënë se vendimi i Facebook-ut ka lidhje me fokusimin mbi dhunën me armë pas sulmeve në shkollat e SHBA-ve.

Facebook aktualisht ka kufizime ndaj shitjeve të armëve, eksplozivëve dhe municioneve.

Exit mobile version