Ballina Lajmet Kosovë Familja që po rrezikohet nga shembja e shtëpisë (VIDEO)

Familja që po rrezikohet nga shembja e shtëpisë (VIDEO)

Në kushte të rënda po jeton familja Idrizi nga Peja.

Madje po ka problem me tavanin i cili rrezikon ta shemb tërë shtëpinë.

Rrezik po përbëjnë edhe insektet e ndryshme dhe kundërmimi i erërave të rënda.

Sabernaze Idrizi e shtyrë në moshë tregon për Tribuna Channel se me vite nuk po merren parasysh nga Komuna e Pejës, edhe pse kjo e fundit është zotuar se do t’ua zgjedh problemin.

Ajo thotë se i kanë kërkuar Komunës që ta formojë edhe një komision për ta evidentuar gjendjen e shtëpisë së tyre.

Edhe nusja e kësaj familje Afijete Krasniqi tregon për kushtet e vështira në të cilat jetojnë brenda shtëpisë, ku qëndrojnë vetëm me një dhomë dhe banjën e shfrytëzojnë si kuzhinë.

Kurse drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në kuadër të Komunës së Pejës, Petrit Loci tha se si komunë nuk mund të ndajnë prona si shkak i ndalesës që ka ardhur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Por thotë se do të ndërtojnë një objekt kolektiv në të cilin do të strehojnë 30 familje, ndër to edhe familjen Idrizi.

Familje me gjendje të tillë ka gjithandej Kosovës, të cilat janë lënë në mëshirën e fatit.

Exit mobile version