Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Fatahu optimist për bisedimet me Ha’masin për të formuar komitet të përbashkët...

Fatahu optimist për bisedimet me Ha’masin për të formuar komitet të përbashkët për të drejtuar Ga’zën e pasluftës

Një anëtar i grupit palestinez Fatah është shprehur optimist lidhur me bisedimet në vazhdim me Hamasin për të formuar një komitet të përbashkët për të drejtuar Rripin e Gazës pas luftës brutale të Izraelit në enklavën palestineze, raporton Anadolu.

Dje, Egjipti ishte nikoqir i bisedimeve midis dy grupeve palestineze për të diskutuar formimin e një komiteti të përbashkët për të drejtuar Gazën e pasluftës.

“Takimi synon të unifikojë vizionet për rindërtimin e Gazës dhe situatën në enklavë pas përfundimit të agresionit izraelit”, tha Taysin Nasrallah për Anadolu, një anëtar i Këshillit Revolucionar të Fatahut.

Nasrallah shprehu shpresën se një “formulë konsensusi” do të shpallet sot më vonë pas bisedime.

“Tendenca e përgjithshme shkon për rindërtimin e enklavës, ofrimin e ndihmës dhe menaxhimin e territorit në koordinim mes dy grupeve, nën kujdesin e Autoritetit Palestinez”, tha ai.

Pavarësisht rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm, Izraeli vazhdon ofensivën shkatërruese në Gaza që nga sulmi i vitit të kaluar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas.

Të paktën 43.300 njerëz janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe mbi 102.100 të tjerë janë plagosur. Sulmet izraelite kanë shkaktuar zhvendosjen e pothuajse të gjithë popullsisë së territorit mes një bllokade të vazhdueshme që ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Për veprimet në Rripin e Gazës, Izraeli përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Exit mobile version