Ballina Lajmet Kosovë Faza finale e dialogut, Lugina e Preshevës pret të përfshihet në proces

Faza finale e dialogut, Lugina e Preshevës pret të përfshihet në proces

Faza finale e dialogut Kosovë- Serbi, pritet të fillojë në muajin shtator të këtij viti.

Ashtu edhe siç është paralajmëruar, në këtë muaj pritet të takohen presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq, shkruan lajmi.net. E njëra ndër temat kryesore të diskutimit pritet të jetë edhe çështja e kufijve, konkretisht bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën.Pikërisht për këtë arsye, përfaqësues të Luginës po kërkojnë përfaqësim në fazën finale të dialogut.Kryetari i Komunës së Presheveës, Shqiprim Arifi, ka thënë sot për lajmi.net se ata janë në pritje që Lugina të përfshihet në dialog.Siç thotë ai, nëse një gjë e tillë nuk ndodh qysh në fillim të procesit, është shumë e mundshme që kjo të implementohet në vazhdën e procesit.

“Unë jam ende duke pritur që Lugina e Preshevës të përfshihet në dialog. Në qoftë se jo prej startit, atëherë afat mesëm duhet të jetë pjesë. Unë mendoj që është e domosdoshme për arsye se krijon një far lloj standardi normal, pasi që nga e Serbisë Gjuriqi është pjesë e dialogut, dhe kështu është një marrëveshje xhentelmenësh mes burrave që mos të kemi një përfaqësim në dialog i cili është i dyfishtë në standard”, ka thënë Arifi për lajmi.net.Megjithatë, siç shprehet Arifi, ende nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim.Ai po ashtu shton se nëse në tavolinën e bisedimeve hidhet çështja e Luginës, është e natyrshme edhe që përfaqësues të saj të marrin pjesë në negociata.“Arsyeja e dytë është mirë që ne të jemi në tavolinë sidomos kur të bisedohet për Luginën e Preshevës. Ne nuk kemi bërë delegacion në dialogun e Brukselit që dikush të në përfaqësoje neve, mirëpo pasi që po diskutohet për luginën është e natyrshme që atje të jenë edhe përfaqësuesit e Luginës në negociatata.

Diçka konkrete ende nuk ka, dhe po presim”, është shprehur Arifi.Kujtojmë se kohëve të fundit është aktualizuar shumë tema e korrigjimit të kufijve.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi vazhdimisht është shprehur se një korrigjim i kufijve, nuk nënkupton shkëmbim territoresh apo ndryshim kufijsh, por vetëm bashkim të Luginës me Kosovën.

Exit mobile version