Ballina Lajmet Rajon dhe Botë FBI: “Aksidenti laboratorik” në Kinë, burimi i mundshëm i fillimit të pandemisë...

FBI: “Aksidenti laboratorik” në Kinë, burimi i mundshëm i fillimit të pandemisë së COVID-19

Christopher Wray

Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve të SHBA-së (FBI), Christopher Wray tha se po fokusohen në tezën se COVID-19 “me shumë gjasa ka rrjedhur aksidentalisht nga një laborator në Kinë”, transmeton Anadolu.

“FBI vlerëson se shpërthimi ka shumë të ngjarë të jetë përhapur si rezultat i një aksidenti të mundshëm laboratorik në Wuhan”, shkroi Wray në mediat sociale.

Wray tha për “Fox News” se shumë informacione në lidhje me origjinën e epidemisë janë të klasifikuara.

Wall Street Journal raportoi se COVID-19 ka shumë të ngjarë të ketë rrjedhur aksidentalisht nga një laborator në Kinë, sipas një raporti sekret të inteligjencës të paraqitur së fundmi nga Departamenti i Energjisë në Shtëpinë e Bardhë dhe para anëtarëve kryesorë të Kongresit.

 

Exit mobile version