Federata e Futbollit e Kosovës i ka dëshpëruar dashamirët e futbollit me një video/promo, ku prezanton arritjet e vendit në futboll.
Me një dizajn dhe editim të videos tejet amator, ndjekësit e Fedeartës në rrjetet sociale kanë shprehur haptazi zhgënjimin me videon që prezanton sportin e futbollit në Kosovë.
Pjesë e klipit promovues ishin pjesë të xhiruara me telefon, për të mos përmendur edhe gabime drejtshkrimore në tektin përcjellës.
Kujtojmë se kritika të ngjashme FFK kishte marrur edhe me rastin e përzgjedhjes së logos së Federatës. /Mesazhi/
