Islami është fe e vlerave, e drejtësisë dhe e dinjitetit njerëzor; ai nuk erdhi për të shuar kombet apo identitetet e tyre. Përkundrazi, Kurani e konsideron shumëllojshmërinë e popujve dhe kombeve si pjesë të urtësisë hyjnore:
“Ne ju krijuam popuj dhe fise që të njiheni me njëri-tjetrin.” (El-Huxhurat, 13)
Kur nacionalizmi manifestohet si dashuri e shëndoshë për atdheun, gjuhën dhe kulturën, pa u kthyer në përçmim ndaj të tjerëve, ai nuk është në kundërshtim me fenë. Po ashtu, feja nuk kërkon që njeriu të heqë dorë nga përkatësia e tij kombëtare, por e udhëzon që ta jetojë atë me moral, drejtësi dhe respekt për të gjithë.
Problemi nuk është as feja dhe as kombi; problemi lind kur secila prej tyre shndërrohet në mjet për urrejtje, padrejtësi dhe përjashtim.
Hoxhë Halil Avdulli