Sipas Kushtetutës, çdo person apo grup i personave gëzojnë Lirinë e Organizimit, sipas të cilës liri ata mund të themelojnë OJQ, të hartojnë projekte e të mbledhin fonde nga donatorët dhe të i zbatojnë ato projekte në të mirën e përgjithshme!
OJQ-në s’mund ta konsiderosh biznes!
S’mund të bëhesh milioner nëse je themelues apo drejtues i një OJQ-je!
Megjithatë, mund të bëhesh i pasur nëse din të tregtosh mirë!
Duke shitur mallra!
Duke shitur shërbime!
“Allahu e ndaloi kamatën, por e lejoi tregtinë” – Kur’an!
Subhan’Allah!
Sa shpesh e përmendi i Madhërishmi tregtinë në Kur’an!
Njëherit, na urdhëroi:
“Mos mangoni në peshore”!
A ban me i mat 3.989 kg në vend të 4.0 kg?!
Jo! S’bën!
Megjithatë, “mangimi në peshore” mund të ndodh edhe kur ushtrojmë veprimtarinë e shitjes së shërbimeve!
Merri ti 500 euro për një shërbim, e mos kryj asnjë punë të vetme!
KY pra – është – mangimi në peshore kur shesim shërbime!
T’i kthehem sërish temës së OJQ-së, institucionit, fesë dhe monopolit mbi fenë!
Sasia dhe shumëllojshmëria e OJQ-ve i kontribon Demokracisë!
OJQ-të janë “roje publike”!
OJQ-të ndihmojnë mbatjen e barazpeshës në mes të të tre pushteteve (legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit)!
Kur një institucion – lufton, shtyp, urren OJQ-të, i njejti pretendon autokracinë!
Atëherë kur të prishet barazpesha n’mes pushteteve dhe kur të mos ketë shoqëri civile e parti të fuqishme opozitare, demokracisë mund të i themi:
“LAMTUMIRË!”
Nga: Nora Huseinovic Veliu
