Mbretëria e Bashkuar ka evakuuar disa fëmijë të sëmurë dhe të plagosur nga Gaza për t’u ofruar trajtim jetik në spitalet britanike.
Sekretari i Shëndetësisë, Wes Streeting, tha se “është bërë një punë e madhe për evakuimin e këtyre fëmijëve” dhe se “çdo jetë është e çmuar”. Ai shtoi se duhet t’i jepet fund vuajtjeve dhe vrasjeve.
Ministri i Lindjes së Mesme, Hamish Falconer, përshëndeti mbërritjen e grupit të parë prej 10 fëmijësh, duke theksuar se ata kanë kaluar një përvojë të tmerrshme. Në muajt e ardhshëm pritet që 30 deri në 50 fëmijë nga Gaza të marrin trajtim në Britani. /mesazhi
