Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kriza humanitare dhe dhuna vazhdojnë në Sudan

Kriza humanitare dhe dhuna vazhdojnë në Sudan

Sudani po përballet me një krizë humanitare të thellë dhe dhunë të përditshme, ndërsa lufta mes forcave qeveritare dhe paramilitare vijon prej 20 muajsh. Organizata Botërore për Ushqimin paralajmëron për miliona sudanezë pa ushqim dhe ndihma të bllokuara.

Qeveria kërkon që Forcat e Shpejta të Sigurisë (RSF) të dorëzojnë armët dhe të largohen nga qytetet për të lejuar një marrëveshje politike. Së fundmi, një sulm me dron në Kordofan Jugore ka vrarë dhjetëra civilë, përfshirë shumë fëmijë.

Analistët thonë se përpjekjet diplomatike ndërkombëtare për paqe përqendrohen te qeverisja civile, ndërsa rrjetet lokale të ndihmës mbeten shpëtimi kryesor për civilët e prekur nga konflikti. /mesazhi

Exit mobile version