Ballina Arritje Teknologji Fëmijët në Australi, pa rrjete sociale/ Qeveria ndalon përdorimin e tyre për...

Fëmijët në Australi, pa rrjete sociale/ Qeveria ndalon përdorimin e tyre për moshat nën 14 vjeç

Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje të arritur pas negociatave të gjata brenda qeverisë së koalicionit midis të majtës, të djathtës dhe liberalëve.

Zëvendëskancelari Andreas Babler tha se është pothuajse e pamundur që prindërit të kontrollojnë kohën që fëmijët e tyre kalojnë në këto platforma, të cilat janë krijuar për t’i bërë ata të varur me vetëdije.

Ai shtoi se qeveria dëshiron të vendosë rregulla specifike për platformat e mediave sociale dhe të kërkojë të vendosë një kufizim moshe në nivelin e Bashkimit Europian.

Qeveria planifikon të fusë një lëndë të re të detyrueshme në kurrikulat shkollore të titulluar “Media dhe Demokracia”, e cila synon të ndihmojë nxënësit të dallojnë realitetin nga trillimi dhe të njohin përpjekjet jodemokratike për t’i ndikuar, sipas projektligjit që pritet të dorëzohet deri në qershor.

Disa vende të Bashkimit Evropian, përfshirë Francën, Spanjën dhe Danimarkën, kanë njoftuar tashmë qëllimin e tyre për të vendosur kufizime moshe në përdorimin e mediave sociale, ndërsa të tjera po e shqyrtojnë këtë.

Keto vende ndjekin shembullin e Australisë, e cila u be vendi i pare ne bote qe ndaloi mediat sociale për fëmijët nen 16 vjec.

Zhvillimet vijnë teksa një juri ne Los Angeles vendosi në një gjyq ndaj kompanisë Meta qe ka ne pronësi Facebook dhe Instagram dhe ndaj Google, se këto platforma janë ndërtuar në mënyrë te qëllimshme për të krijuar varësi tek te rinjtë.

Exit mobile version