Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Fëmijët palestinezë protestojnë, kërkojnë të drejtën për arsimim

Fëmijët palestinezë protestojnë, kërkojnë të drejtën për arsimim

Fëmijët palestinezë të cilët janë detyruar të ndërpresin shkollimin si shkak i luftës në Gaza, kanë protestuar të enjten pranë spitalit al-Aqsa në Deir al-Balah, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Protesta u organizua nga mësuesit e fëmijëve dhe ky lokacion u zgjodh për shkak të pranisë së vazhdueshme të mediave.

Fëmijët kanë mbajtur pankarta dhe kanë kënduar këngë duke kërkuar të drejtën e tyre për arsimim.

Rreth 80% e popullsisë së Gazës, duke përfshirë qindra mijëra fëmijë, janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre si pasojë e luftës.

Numri i të vdekurve në Gaza është rritur në më shumë se 34.500 njerëz, sipas autoriteteve lokale të shëndetësisë. /koha

Exit mobile version