Ballina Sport Futboll Fenerbahçe e ka seriozisht për Muriqin, java e ardhshme vendimtare për kosovarin

Fenerbahçe e ka seriozisht për Muriqin, java e ardhshme vendimtare për kosovarin

Vedat Muriqi është afër një rikthimi tek Fenerbahçe.

Sipas “Fotomaç”, Vedat Muriqi është shumë afër rikthimit tek Fenerbahce, transmeton lajmi.net.

Artikulli sugjeron që ardhja e Maurizio Sarrit e ka vështirësuar të ardhmen e Muriqit në Romë dhe kjo do të ndikojë në largimin e tij.

Në anën tjetër, Fenerbahçe po kërkon një sulmues kualitativ pas nënshkrimit me Serdar Dursun dhe objektivi kryesor i tyre është Vedat Muriqi.

Java tjetër mund të jetë përcaktuese për Muriqin dhe ai mund të arrijë marrëveshje me skaudrën turke për një rikthim të mundshëm në Turqi.

Exit mobile version