Ballina Lajmet Kosovë Ferizaj del nga karantina, Aliu apelon për kujdes

Ferizaj del nga karantina, Aliu apelon për kujdes

Pas 21 ditësh, Ferizaj hap kufijtë e vet administrativ me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, për heqjen e masës së karantinës.

“Ditë me radhë kërkova heqjen e karantinës për Ferizajn. Kryeqyteti ekonomik i Kosovës – Ferizaj pësoi nga izolimi, qytetarët gjithashtu, por lajm i mirë është se arritëm ta ulim maksimalisht shkallën e infeksionit me virusin COVID-19 në Ferizaj e gjithashtu të jemi në mesin e komunave me numrin më të lartë të të shëruarve nga ky virus. Karantina u hoq, kujdesi duhet të vazhdoj, paçim shëndetin bashkëqytetarë”, thuhet nw njoftimin e kryetarit tw Ferizajt, Agim Aliut.

Exit mobile version