Ballina Sport Futboll Ferizaj mposht Prishtinën, fiton edhe Drenica

Ferizaj mposht Prishtinën, fiton edhe Drenica

Kriza e rezultateve te Prishtina po vazhdon, pasi ka regjistruar edhe ndeshjen e pestë rresht pa fitore në Superligën e Kosovës në futboll.

Të martën, Prishtina pësoi në udhëtim nga Ferizaj me rezultatin bindës 3:0, duel ky që i takoi xhiros së 25-të.

Për Prishtinën, kjo është humbja e tretë në pesë ndeshjet e fundit, ku ka regjistruar edhe dy barazime kurse Ferizaj regjistroi fitoren e dytë rresht.

Ade Oguns në minutën e 39-të, Ruben Silva-Richards në minutën e 63-të dhe Jakup Berisha në kohën shtesë, shënuan golat për fitoren e Ferizajt.

Me këtë fitore, Ferizaj ka tubuar 29 pikë dhe mbetet i shtati në tabelë kurse Prishtina ka 38 pikë dhe mbetet në pozitën e tretë.

Fitore, të martën ka shënuar edhe Drenica që mposhti Malishevën me rezultatin e 4:2 për fitoren e dytë rresht në kampionat.

Igball Jashari (dy gola), Kreshnik Uka e Andi Veliqi realizuan për Dreniën, ndërsa Assane e Mevlan Zeka shënuan për Malishevën.

Kjo fitore bën që Drenica të ketë 28 pikë dhe të mbetet në pozitën e parafundit në tabelë, ndërsa Malisheva renditet e katërta me 37 pikë.

Exit mobile version