Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Fermerët spanjollë protestojnë me traktorë në Madrid kundër marrëveshjes BE-Mercosur

Fermerët spanjollë protestojnë me traktorë në Madrid kundër marrëveshjes BE-Mercosur

Fermerët në Spanjë zhvilluan një protestë në shkallë të gjerë në kryeqytetin Madrid kundër marrëveshjes midis Bashkimit Evropian (BE) dhe bllokut Mercosur, e cila është nënshkruar mes BE-së dhe vendeve të Amerikës Latine, transmeton Anadolu.

Duke mbërritur në Madrid me traktorë nga i gjithë vendi, fermerët edhe një herë shprehën kundërshtimin e tyre ndaj zbatimit të marrëveshjes.

Më shumë se 2.500 fermerë bllokuan trafikun në unazat rrugore dhe në qendër të qytetit me afër 400 traktorë, duke i bërë thirrje qeverisë spanjolle dhe BE-së që të mbrojnë të drejtat e punëtorëve të sektorit bujqësor në Evropë.

BE-ja dhe blloku Mercosur i Amerikës së Jugut nënshkruan një marrëveshje të diskutueshme tregtare më 17 janar në Paraguaj, pas 25 vitesh negociata.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit me bllokun Mercosur, që përfshin Argjentinën, Brazilin, Paraguajin dhe Uruguajin.

Miratimi i saj ishte shtyrë në dhjetor mes protestave të gjera të fermerëve dhe kundërshtimeve nga disa vende anëtare, përfshirë Francën, Irlandën, Hungarinë dhe Poloninë.

Traktati i nënshkruar në qytetin Asuncion bashkon një treg me më shumë se 720 mijë njerëz dhe krijon një nga blloqet më të mëdha tregtare globale, që përfaqëson 25 për qind të prodhimit të bendshëm bruto botëror.

Marrëveshja eliminon më shumë se 90 për qind të tarifave mbi importet nga të dy rajonet dhe sipas studimeve mund të rrisë tregtinë me 20 për qind.

Exit mobile version