Ballina Auto Ferrari prezanton kabrioletin e ri, debuton Roma

Ferrari prezanton kabrioletin e ri, debuton Roma

Edhe pse veturat e vërteta sportive kanë rënë në rendin e dytë si pasojë e ekspansionit të modeleve SUV dhe crossover, në disa kompani akoma mbizotëron ideja e vjetër e dëshmi për këtë është Ferrari.

Derisa të gjithë flasin për modelin crossover të prodhuesit italian (Purosangue), në Ferrari nuk ndalen kur bëhet fjalë për klasiken e pastër.

Me ardhjen e ditëve të nxehta, vendosën ta prezantojnë modelin Roma me kulm të hapur. Kombinim i përkryer i tradicionale e madje dizajnit retro, tani është prezantuar versioni me kulmin e palosshëm.

Kulmi i butë që paloset për 13.5 sekonda edhe gjatë vozitjes, është kërkesa e vetme e kompanisë italiane për përdoruesit, që ta vozitin nën shpejtësinë prej 60 kilometra në orë.

Roma Sider vihet në lëvizje nga motori 3.9 litërsh twin-turbo V8 që prodhon 620 kuaj-fuqi. Kjo veturë shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 3.4 sekonda, kurse nga 0-200 për vetëm 9.7.

Shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 320 kilometra në orë. Të gjithë të interesuarit duhet të ndajnë mbi 200 mijë euro, nëse dëshirojnë ta kenë një të tillë në garazh.

Exit mobile version