Ballina Artikuj Fetarëve ju duhet mendimi kritik, veçanërisht kur vije nga radhet e tyre!

Fetarëve ju duhet mendimi kritik, veçanërisht kur vije nga radhet e tyre!

Hoxhë Halil Avdulli

Do të doja që në të gjitha shkollat e Lindjes Islame të futeshin mësime për të menduarit kritik…
Sepse Lindja, ndryshe nga Perëndimi, nuk e ka përjetuar këtë shkollë të ashpër, dhe kjo është burimi i shumë prej dobësive të saj.
Deri më tani kemi folur për humbjet dhe disfatat që na i kanë shkaktuar të tjerët, por ka ardhur koha të fillojmë të flasim për humbjet dhe disfatat që ia kemi shkaktuar vetes – dhe kjo do të jetë fillimi i pjekurisë sonë.”

“Ne gëzohemi për çdo zë kritik që lind brenda shoqërisë myslimane, sepse, zëri i kritik është tregues jete, sepse kritika është pasqyra që i shtyn shoqëritë të shohin mangësitë e tyre dhe t’i korrigjojnë ato, duke u bërë kështu më të forta dhe duke kapërcyer dështimet e tyre.
Vetëm armikut ia dëshirojmë zhdukjen e çdo zëri kritik në mesin e tyre, dhe do të dëshironim që t’i udhëhiqte një regjim që nuk u tregon gjë tjetër përveç asaj që ai vetë sheh; sepse nëse ndodh kjo, atëherë kjo shoqëri do të rrëshqasë drejt humnerës dhe devijimi i saj do të rritet deri sa të humbasë aftësinë për të korrigjuar gabimet e veta.
Në të kundërt, ne, në shoqëritë tona, e luftojmë çdo zë kritik dhe nxitim ta etiketojmë me vula të gatshme si:
(‘hipokrit’, ‘i dobët’, ‘i rrëzuar në rrugë’, ‘frikacak’, ‘i pashpresë’…)
Këto vula të gatshme nënkuptojnë asgjësimin e çdo vlere mendore të çdo mendimi kritik.
Sepse, përderisa ne i shohim çdo njeri me një mendim ndryshe si të shtyrë nga motive personale, dhe jo nga dëshira për të kuptuar, për të parë dhe për të marrë pjesë në barrën e përbashkët shoqërore, kjo do të thotë që nuk do të përfitojmë nga asnjë mendim.
Në këtë mënyrë ne ia heqim vetes pasqyrën që na mundëson të shohim gabimet tona.
Dhe kjo, për fat të keq, ka ndodhur me ne.
Kjo është ligji i popujve të shkatërruar, për të cilët Kurani thotë:
“Por ju nuk i doni këshilltarët.”

Hoxhë Halil Avdulli

Exit mobile version