Ballina Artikuj Fetaria si zhvillim personal: besim apo iluzion?

Fetaria si zhvillim personal: besim apo iluzion?

Hoxhë Halil Avdulli

Në vitet e fundit, po përhapet një formë fetarisë që mund ta quajmë “fetaria e zhvillimit personal”.
Kjo formë e besimit predikonte se për të arritur fuqinë, suksesin dhe pasurinë, e për të hapur dyert e begatisë, mjafton t’i përkushtohesh disa lutjeve dhe dhikreve të caktuara.
Leximi i sures El-Bekare për dyzet ditë shihet si zgjidhja magjike për çdo problem.

▪️Nuk mund të them se ky lloj përkushtimi është i gabuar, por padyshim që është i mangët dhe jo përfaqësues i plotë i thelbit të fesë.
Në Kuran gjejmë qindra ajete që theksojnë sprovën, dhimbjen, kalueshmërinë e jetës dhe natyrën mashtruese të saj.
Feja synon të pastrojë shpirtin e njeriut dhe ta forcojë atë që të përballojë luhatjet e jetës — të mirat dhe të këqijat, gëzimin dhe vuajtjen.
Problemi me “fetarinë e zhvillimit personal” është se ajo krijon një imagjinatë kolektive, një ide jo korrekte, se mund të tërheqësh begatinë, suksesin dhe mirëqenien vetëm përmes lutjeve dhe veprimeve të caktuara.
Por jeta në realitet shpesh sjell vështirësi, humbje e tronditje. Dhe kur realiteti nuk përputhet me imagjinatën, ndodh zhgënjimi.
Gabimi ishte në përfytyrim që në fillim.
▪️Feja premton një jetë të mirë për ata që besojnë dhe qëndrojnë të drejtë — por ajo jetë e mirë lidhet para së gjithash me kënaqësinë e brendshme dhe dorëzimin ndaj Zotit.

Hoxhë Halil Avdulli

Exit mobile version