Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Fidan: Masakra në Gaza duhet të përfundojë sa më parë

Fidan: Masakra në Gaza duhet të përfundojë sa më parë

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, ka deklaruar se masakra në Gaza duhet të përfundojë sa më parë, raporton Anadolu.

Gjatë një takimi në kryeqytetin saudit Riad me homologun e tij amerikan, Antony Blinken, ministri turk tha se duhet të ushtrohet presion mbi Izraelin për t’i dhënë fund masakrës, si dhe për një armëpushim të përhershëm dhe dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza.

Në takim, sipas burimeve diplomatike, Fidan dhe Blinken diskutuan situatën e fundit në Gaza. Gjithashtu u diskutua për situatën aktuale në Ukrainë dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Ankarasë dhe Washingtonit.

Fidan dhe Blinken u takuan në margjinat e takimit të Grupit të Kontaktit për Gazën, që po mbahet në margjinat e takimit dyditor të Forumit Ekomomik Botëror (WEB).

Izraeli ka kryer një ofensivë brutale në enklavën palestinezë që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar, për të cilin Tel Avivi thotë se u vranë afër 1.200 njerëz.

Që atëherë, të paktën 34.500 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe mbi 77.600 të tjerë janë plagosur në mes të shkatërrimit në masë dhe mungesës së madhe të nevojave.

Më shumë se gjashtë muaj pas luftës izraelite, zona të gjera të Gazës janë kthyer në gërmadha, sipas OKB-së, duke çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së enklavës mes një bllokade të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet e gjenocidit dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Exit mobile version