Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Fillojnë punimet për ndërlidhësin e gazit Bullgari-Serbi

Fillojnë punimet për ndërlidhësin e gazit Bullgari-Serbi

Lidhja e gazit Bullgari-Serbi është e gjatë 170 kilometra, ndërsa ka kapacitet prej 1.8 miliardë metra kub në vit dhe është projekt me interes edhe për BE-në.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ai i Bullgarisë, Rumen Radev, morën pjesë në fillimin e punimeve për ndërtimin e ndërlidhësit të gazit Bullgari-Serbi, në qytetin Kostinbrod të Bullgarisë.

Presidenti serb tha se ndërlidhësi i gazit do të sjellë më shumë siguri energjetike për qytetarët dhe mundësi për investime të reja.

“Ditë e rëndësishme për Serbinë dhe Bullgarinë dhe gjithë rajonin. Vazhdojmë t’i lidhim të dyja vendet, të dy popujt dhe ekonomitë tona”, shkroi Vuçiq në publikimin e tij në Instagram.

Ai tha se me homologun bullgar kanë biseduar edhe për projekte të tjera që planifikohen për të ardhmen.

Ndërkohë, presidenti bullgar Radev tha se ndërlidhësi nuk është vetëm projekt infrastrukturor, por edhe simbol i potencialit që ka rajoni për të ardhmen.

“Ndërlidhësi është investim për të ardhmen, por edhe shprehje e vullnetit të vendeve tona jo vetëm që të ndërtojnë marrëdhëniet bilaterale. Kjo është edhe ardhmëria panevropiane e bazuar në solidaritet dhe teknologji inovative”, tha Radev.

Lidhja e gazit Bullgari-Serbi është e gjatë 170 kilometra, prej të cilave 109 kilometra janë në Serbi. Ka kapacitet prej 1.8 miliardë metra kub në vit dhe është projekt me interes edhe për BE-në. /trt

Exit mobile version