Ballina Arritje Fillojnë shitjet e iPhone-ve të rinj, radhë të gjata në dyqanet e...

Fillojnë shitjet e iPhone-ve të rinj, radhë të gjata në dyqanet e Apple në mbarë botën

Apple iPhone XS dhe XS Max dolën në shitje ditën e Premte së bashku me radhët e gjata të njerëzve që presin për të shtënë në duar flagshipin më të fundit të kompanisë.

Në Londër 25 njerëz u vendosën në radhën në 6 të mëngjesit ndërsa kishte prej atyre që po prisnin që nga mbrëmja e së Enjtes.

Kjo radhë është më e vogël sesa vitin e kaluar.

Por në Singapor historia është tjetër. Foto të publikuara në median sociale tregojnë qindra njerëz duke pritur në radhë për telefonët e rinj.

Edhe dyqani i Apple në Dubai po përjeton situatë të ngjashme.

Analistët parashikojnë se Apple do të shesë afro 190 milion njësi të tre modeleve të reja të iPhone përgjatë periudhës Shtator 2018-Shtator 2019.

iPhone XR do të përbëjë 50% të shitjeve sipas Counterpoint Research. /PCWorld Albanian

Exit mobile version