Ballina Lajmet Kosovë Fillon seanca gjyqësore ndaj Kadri Veselit në Hagë

Fillon seanca gjyqësore ndaj Kadri Veselit në Hagë

Ka filluar seanca gjyqësore ndaj Kadri Veselit, në kuadër të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ish-udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli është paraqitur sot për herë të parë para gjyqësisë së Speciales.Në këtë seancë pritet të bëhet prezantimi i aktakuzës me të cilën ngarkohet Veseli.

Kadri Veseli bashkë me Hashim Thaçin dhe Rexhep Selimin udhëtuan të enjten e javës së kaluar drejt Hagës, pas konfirmimit të aktakuzave që iu bën në kuadër të Dhomave të Specializuara.Gjatë ditës së djeshme ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi si dhe ish-komandanti Suprem i UÇK-së, Hashim Thaçi u deklaruan të pafajshëm në zhvillimin e seancës gjyqësore në Hagë.

Exit mobile version