Dialogu bashkon pozitën dhe opozitën.
Siç edhe është paralajmëruar ka filluar takimi mes presidentit, Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministrit Ramush Haradinaj me ekipin negociator.
Këtë takim e kanë bojkotuar përfaqësuesuesit e LDK-së dhe VV-së.
Pjesë e takimt janë kryesuesit e delegacionit Shpend Ahmeti nga PSD dhe Fatmir Limaj dhe anëtarët e tjerë: Enver Hoxhaj nga PDK, Avni Arifi nga AAK, Behgjet Pacolli nga AKR, Mahir Yagcilar, Dardan Gashi.
Përveç kësaj, janë rezervuar dy vende për LDK-në dhe LVV-në mirëpo këto dy parti nuk kanë pranuar të jenë pjesë e ekipes andaj edhe sot nuk janë parë në takim.
Ndërsa Visar Ymeri dhe Dardan Sejdiu janë emrat që do të zëvendësojnë përfaqësuesit e LDK-së dhe VV-së.
Projekt-rezoluta për dialogun Kosovë-Serbi është miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 15 dhjetor të këtij viti.
