Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Financial Times: Rusia po kërkon ndihmë ushtarake prej Kinës

Financial Times: Rusia po kërkon ndihmë ushtarake prej Kinës

Rusia po i kërkon Kinës ndihmë ushtarake dhe ekonomike, sipas raportimeve të gazetave Financial Times dhe New York Times.

Moska dëshiron që Pekini të sigurojë furnizime ushtarake për t’i përdorur në Ukrainë, thotë Financial Times.

Duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, gazeta amerikane raportoi se Rusia kishte kërkuar pajisje kineze që nga fillimi i pushtimit dhe se ka disa indikacione se Kina mund të përgatitet për të ndihmuar.

Një raportim i veçantë i New York Times – ku gjithashtu citohen zyrtarë amerikanë – pretendon se Rusia kërkon edhe ndihmë ekonomike për të zbutur ndikimin e sanksioneve.

Kina deri më tani e ka pozicionuar veten si neutrale në konfliktin Rusi-Ukrainë dhe nuk e ka dënuar pushtimin.

Të hënën, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, pritet të zhvillojë bisedime me një zyrtar të lartë të politikës së jashtme kineze, Yang Jiechi, në Romë. Në një intervistë për NBC të dielën, Sullivan tha se SHBA-të do të “sigurojnë që Kina dhe askush tjetër” të mos kompensojë Rusinë për humbjet e saj ekonomike. /tiranapost

Exit mobile version