Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Finlanda iu shpëton “kthetrave” të së djathtës ekstreme

Finlanda iu shpëton “kthetrave” të së djathtës ekstreme

Me vështirësi të madhe, socialdemokratët arritën t’ia shkëpusin fitoren populistëve në zgjedhjet e përgjithshme të Finlandës, të dielën.

Vetëm 0.2% ishte diferenca e votave të tyre me ato të partisë së ekstremit të djathtë “Finns”, që u rendit kështu e dyta, duke spostuar në vend të tretë partinë e qendrës së kryeministrit në largim, Juha Sipila, mbështetja për të cilën pësoi rënie drastike në 13.8%.

“Për të parën herë që prej vitit 1999, ne jemi partia më e madhe në Finlandë”, deklaroi udhëheqësi socialdemokrat, Antti Rinne.

Por, rezultati nuk prodhoi dot fitues të qartë, duke e bërë mjaft të vështirë detyrën e krijimit të një koalicioni qeverisës.

Kjo ishte hera e parë në më shumë se një shekull, që asnjë parti në vend nuk siguroi mbi 20% të votave. Socialdemokratët arritën praktikisht të marrin vetëm një vend më shumë në Parlament sesa Partia e Finlandezëve (Finns).

Për këta të fundit, vet fakti që forca e tyre politike arriti ta rindërtojë bllokun e saj parlamentar ishte arsye për të festuar.

“Nuk e prisja një rezultat të tillë, asnjë nuk e priste”, deklaroi kreu i saj, Jussi Halla-aho. Që përpara votimit, shumë prej partive kryesore e kishin përjashtuar mundësinë e një koalicioni me partinë “Finns”.

Exit mobile version