Ballina Arritje Teknologji Firefox dhe Thunderbird me probleme kritike sigurie

Firefox dhe Thunderbird me probleme kritike sigurie

Përditësimet tashmë janë të disponueshme dhe shumica e instalimeve realizohen në mënyrë automatike.

Mozilla publikoi përditësime të reja për Firefox dhe Firefox ESR më 20 Maj 2022. Ekipi i Thunderbird gjithashtu dërgoi një përditësim për klientin e-mail.

Përditësimet e sigurisë vinë për të adresuar dy probleme kritike sigurie në shfletuesin Firefox dhe klientit e-mail Thunderbird.

Lista e përditësimeve:

Firefox 100.0.2
Firefox ESR 91.9.1
Firefor for Android 100.3
Thunderbird 91.9.1

Përditësimet tashmë janë të disponueshme dhe shumica e instalimeve realizohen në mënyrë automatike. Përdoruesit të cilët nuk duan të presin dhe të bëjnë manualisht përditësimin duhet të ndjekin këto hapa:

Firefox: Zgjidhni Menu > Help > About Firefox. Çdo përditësim i gjetur nga dritarja që hapet do të instalohet automatikisht.

Thunderbird: Zgjidhni Help > About Thunderbird. E njëjta procedure do të ndiqet si në rastin e Firefox.

Sakaq Firefox në Android përditësohet përmes Google Play. Dy problemet e sigurisë të identifikuara janë CVE-2022-1802 ku hakerët mund të marrin privilegje ekzekutimi mbi kodin Javascript dhe CVE-2022-1529 ku përsëri shfrytëzohet një dobësi në indeksimin objektiv të JavaScript.

Mozilla tha se nuk ka identifikuar sulme aktive duke shfrytëzuar këto dobësi sigurie. /PCWorld Albanian

Exit mobile version