Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Fiset siriane çlirojnë fushat e gazit natyror dhe naftës në lindje të...

Fiset siriane çlirojnë fushat e gazit natyror dhe naftës në lindje të Eufratit nga terroristët e YPG/SDF-së

Forcat fisnore në provincën siriane Deir ez-Zor, në lindje të lumit Eufrat, kanë çliruar një zonë që përmban fusha kryesore të naftës dhe gazit natyror nga organizata terroriste YPG/SDG, raporton Anadolu.

Grupet fisnore që veprojnë në lindje të Eufratit, të mbështetura nga përforcime që kanë mbërritur nga perëndimi i lumit, morën nën kontroll fushën e naftës Al-Omar dhe fushën e gazit natyror Koniko, bëri të ditur të dielën ekipi i Anadolus në Deir ez-Zor.

Në rajon u krijua një vakum sigurie pas tërheqjes së forcave amerikane, të cilat më herët i kishin përdorur këto fusha si baza ushtarake.

Teksa forcat fisnore avancuan kundër organizatës terroriste në lindje të Eufratit, ato morën gjithashtu kontrollin e disa qyteteve dhe fshatrave, përfshirë Shehil, Al-Hawayij, Ziban, Tayyane, Abu Hamam, Hatla, Garanij, Baghouz, Susah dhe Shafeh, sipas burimeve lokale.

Exit mobile version