Një festë plot kumt hyjnor nën ankthin global prej Epsteinëve pa Zot
Me në krye Sheshin Skënderbej, nga aty ku zakonisht ofrohet pamja më mbresëlënëse në një Bajram, deri në nivel europian, besimtarët muslimanë populluan sheshet e qyteteve të Shqipërisë duke festuar ditën që kurorëzon një muaj agjerimi, ndryshe Ramazanin, një mundësi që Zoti i jep robit për t’ja nisur jetën nga e para, pa rëndesën e gjynaheve, të shlyera nga një muaj devotshmëri dhe pendim, siç Krijuesi ja premton e garanton krijesës, nëse krijesa i bindet, reflekton dhe reformon veten.
Nën këtë ngazëllim shpirtëror, mijëra muslimanë falën namazin e Fiter Bajramit, me një dyndje që në orët e para të mëngjesit drejt shesheve ku vuloset besëlidhja Zot-rob.
Por, nën ankthin global të një lufte nën zonën më të nxehtë të botës, nisur nga një aleancë që nuk njeh Zot e ku për profet ka një krijesë të ndyrë si Jeffrey Epstein.
Në këtë mbrapshti shejtaneske që rrezikon t’i vërë zjarrin botës, ishte e paevitueshme përcjellja e mesazhit për atë që përcjell Islami si kumt besimor mbi njeriun dhe jetën.
“Mesazhi i fesë islame është i qartë: Islami është fe e paqes e mëshirës dhe e drejtësisë dhe solidaritetit.
Allahu në Kuran e përshkruan të Dërguarin e tij ‘mëshirë për botën’, për tërë botën dhe nuk ka diçka tjetër ndryshe përveç kësaj. Kjo do të thotë se besimtari është thirrur të jetë burim paqeje mëshire dhe drejtësie kudo. Sot, aty ku ndodhet bota kanë nevojë për më shumë drejtësi për më shumë mirëkuptim dhe për më shumë paqe dhe vëllazëri njerëzore dhe kjo paqe fillon nga zemra e njeriut nga familja nga komuniteti ku ne jetojmë, ajo ndërtohet me respekt dhe me kujdes për njëri-tjetrin. Ne si shoqëri kemi përgjegjësinë të kultivojnë këto vlera shumë të rëndësishme të patjetërsueshme në të gjitha kohërat dhe vendet“, tha njeriu që udhëheq jetën islame në Shqipëri, kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu.
Sakaq, në një kuptim social, muslimanët mbushën këtë të premte sheshet e zbrazura të Shqipërisë, prej një ikjeje frenetike që nuk po ndalet dhe që po shkakton këtij vendi gjëmën më të rëndë në histori: zbrazjen.
Kësisoj, muslimanët ofrojnë dhe një shpresë me pamjet e prezencës së tyre, si një mesazh se Shqipëria, me ndihmën e Zotit, do e kalojë dhe këtë flamë sociale. /tesheshi
