Pas gjashtë ndeshjeve pa fitore, Milani ka arritur të marrë pikët e plota nga udhëtimi në Bologna.
Skuadra e Gattusos ka mposhtur 1:2 Bolognan në ‘Renato Dell’Ara’ në kuadër të xhiros së 35-të.
Calhanoglu dhe Bonaventura shënuan për fitoren e Milanit.
Për vendasit realizoi De Maio.
Pas 35 xhirove, Milani renditet në vendin e shtatë me 57 pikë.