✍️- Baza e raportit tonë me Zotin e Plotfuqishëm mbështetet në shprehjen “Nuk ka fuqi dhe as forcë përveçse me Zotin”, që nënkupton mbështetje të plotë tek Allahu dhe të kuptuarit se asgjë nuk ndodh në krijimin e Tij përveç asaj që Ai dëshiron. Kjo çon në nënshtrim ndaj urdhrit të Zotit, qoftë një çështje universale, në të cilin rast nuk do të lëkundeni përballë fatkeqësive dhe sprovave, apo një çështje fetare, në të cilin rast duhet t’i bindeni Zotit tuaj, të kërkoni kënaqësinë e Tij dhe të ktheheni tek Ai.
🌴- Prandaj, marrëdhënia apo raporti juaj me Zotin ka nevojë për ripërtëritje dhe transformim bazuar në parimin “Nuk ka fuqi dhe as forcë përveçse me Zotin”.
Ky parim ju udhëzon drejt mbështetjes, pastaj drejt nënshtrimit dhe së fundmi drejt kënaqësisë me Zotin e Plotfuqishëm, siç thotë Ai:
“Zoti është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të”. (Tevbe:100)
Në atë pikë, Zoti ju shikon me mbështetje, ndihmë dhe bekime. Zoti i Plotfuqishëm ju krijoi dhe Ai ju do dhe ju mëshiron. Ai dërgoi Pejgamberin e Tij (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) si mëshirë për të gjithë krijimin. Marrëdhënia midis jush dhe Tij nuk është e frikshme; përkundrazi, është rrezatuese, e ndritshme dhe e bukur. Frika e vërtetë ndaj Zotit vjen nga dashuria dhe lavdërimi i Tij, të Lartësuarit. Prandaj, ji aty ku Zoti të ka urdhëruar të jesh.
🌴- Njerëzit harrojnë, dhe përkujtimi i Zotit të afron më shumë me Të dhe të ndihmon të kuptosh kuptimin e fjalës: “Nuk ka fuqi as forcë përveçse me Zotin”. Zoti i Plotfuqishëm thotë: “Dhe përkujto, sepse me të vërtetë, përkujtimi u sjell dobi besimtarëve.” (Edharijat:55). Ai na urdhëroi të përkujtojmë dhe t’u përkujtojmë të tjerëve, në mënyrë që të mund të kujtojm se “Nuk ka fuqi as forcë përveçse me Zotin”, dhe se çështja nuk është në duart tuaja, as në njohuritë ose fuqinë tuaj, por përkundrazi është nga Zoti, nëpërmjet Zotit dhe për Zotin.
🌴- Transmeton Ebu Hurejra: Se I Dërguari i Zotit (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) më tha: “Shpesh thuaj: ‘Nuk ka fuqi as forcë përveçse me Zotin’, sepse është një thesar nga thesaret e Xhennetit.”
Kjo frazë e madhe tregon realitetin e ekzistencës njerëzore në Tokë, realitetin e përpjekjeve njerëzore dhe se ne jemi robë të varfër që nuk mund të arrijnë asgjë përveçse me ndihmën dhe udhëzimin e Zotit.
“Nuk ka fuqi dhe forcë përveçse me Zotin” nuk është thjesht një frazë që duhet përdorur, por më tepër një mënyrë jetese dhe një rrugë për ndryshim. Pra, le ta ndryshojmë raportin tonë me Zotin bazuar në këtë parim, në mënyrë që Zoti të mund të ndryshojë rrethanat tona ka e mira.
Prof. ass. dr. Musa Vila
