Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka hyrë në objektin e Komunës dhe me të hyrë ai është vendosur edhe flamuri i Kosovës.
Pas tensioneve të mëhershme, tash në afërsi të objektit të komunës janë 4-5 autoblinda të Policisë.
Janë larguar të gjitha barrikadat para objektit.
Situata tani konsiderohet më e qetë.