Ballina Sport Florian Marku sonte mbron titullin ndaj Chris Jenkins

Florian Marku sonte mbron titullin ndaj Chris Jenkins

Boksieri shqiptar, Florian Marku, sonte do ta mbrojë titullin IFB ndaj Chris Jenkins.

Ndeshja fillon në orën 20:00 në “Utitita Arena” në Newcastle.Takimi i djeshëm “sy me sy” në mes të dy boksiereve dha shkëndija se meçi do të jetë shumë i luftuar, transmeton lajmi.net

Sa i përket formës së dy boksiereve, të dy gjenden me momentin kulminant të karrierës së tyre.

Florian Marku, në 10 fitoret e tij, gjashtë i ka përfunduar me “knockout”, ndërsa Jenkins, nga 23 fitore, tetë i ka me “knockout”.

Rikujtojmë se dje takimi në mes të dy boksierëve gati sa nuk eskaloi në përleshje të ashpër fizike, me Markun që e goditi me shuplakë uellsianin. /lajmi

Exit mobile version