Koalicioni i aktivistëve pro-palestinezë ka nisur anijen Handala nga Italia drejt Rripit të Gazës, me qëllim thyerjen e bllokadës izraelite.
Anëtarja e ekuipazhit, Maria Elena, deklaroi: “Nuk do të ndalemi derisa të thyhet bllokada dhe Palestina të çlirohet.”
Anija u nis nga Sirakuza, në ishullin Sicili, pas një transmetimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Ajo është e ngarkuar me ndihma humanitare për popullin palestinez.
Në muajin maj, Flotilja kishte dërguar anijen Conscience, e cila u godit nga dronë të lidhur me Izraelin pranë Maltës. Në qershor, anija tjetër, Madleen, u ndalua nga ushtria izraelite në ujërat ndërkombëtare dhe ekuipazhi u arrestua.
Në bord ndodheshin aktivistja suedeze Greta Thunberg dhe eurodeputetja Rima Hassan nga Franca. Të gjithë u detyruan të largoheshin nga Izraeli. /mesazhi
