Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Focat izraelite sulmojnë besimtarët në xhaminë Al Aksa

Focat izraelite sulmojnë besimtarët në xhaminë Al Aksa

Besimtarët myslimanë janë sulmuar sot në xhaminë e shenjtë Al-Aqsa në Jerusalem. Atyre iu hodh gaz lotsjellës nga ushtarët izraelitë, të cilët po i shoqëronin kolonët për tek vendet që ata i pretendojnë si të “shenjta”.

Përdorues të mediave sociale raportuan se 30 persona janë plagosur në sulmin ndaj xhamisë, e në mesin e tyre kishte shtetas turq, afrikano-jugorë, shtetas britanikë, dhe amerikanë.

Disa nga të plagosurit u shtrinë në spital pasi ishin të lënduar nga plumbat e gomës. Fotoja e publikuar nga Middle East Monitor tregon dyshemenë e përgjakur të xhamisë.

Dëshmitarët okularë raportuan se një numër i madh i ushtarëve dhe policëve izraelitë së bashku me kolonët, e përdhosën Xhaminë në mëngjes dhe provokuan në oborrin e Xhamisë. /MESAZHI/

 

Exit mobile version