Ballina Lajmet Shqipëri Forcat detare shpëtojnë varkën turke

Forcat detare shpëtojnë varkën turke

Forcat detare shqiptare i kanë ardhur në ndihmë një varke me flamur turk në gjirin e Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e vonë të së hënës, kur veliera “Felton”, me 4 persona në bord kërkoi ndihmë pasi kishte mbetur në det të hapur.

Shkak për këtë bllokim ishte bërë një defekt në motor si dhe mungesa e karburantit.

Me marrjen e sinjalit, anija e rojës bregdetare “Vjosa” është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe ka bërë rimorkimin e velierës, duke e ankoruar në portin e Sarandës.

Personat që ndodheshin në bord janë në gjendje të mirë shëndetëso

Exit mobile version