Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Forcat izraelite arrestuan 466 palestinezë në muajin tetor

Forcat izraelite arrestuan 466 palestinezë në muajin tetor

Forcat palestineze kanë arrestuar 466 palestinezë gjatë muajit tetor në Rripin e bllokuar të gazës, si dhe në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor të pushtuar, bëjnë të ditur burimet palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve, 261 persona janë arrestuar në Bregun Perëndimor, 200 në Kudsin Lindor, ndërsa 5 persona në Rripin e Gazës të bllokuar, prej të cilëve 63 janë fëmijë dhe 16 gra.

Forcat izraelite rregullisht kryejnë bastisje në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Pas arrestimeve, të cilat janë bërë të përditshme, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen me ditë të tëra nëpër qendra burgimi.

Burimet palestineze theksojnë se në burgjet izraelite aktualisht gjenden rreth 4.500 palestinezë, përfshirë 40 gra dhe 170 fëmijë.

Exit mobile version