Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Forcat izraelite bastisën shumë qytete në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite bastisën shumë qytete në Bregun Perëndimor

Gjatë bastisjeve të kryera nga ushtarët izraelitë në shumë qytete të Bregut Perëndimor të pushtuar, një grua u plagos dhe dy persona u arrestuan, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, ushtarët izraelitë vazhduan bastisjet e tyre gjatë natës në qytetet e Bregut Perëndimor, Khalil, Al-Bire, Ramallah dhe Tulkarm.

Gjatë bastisjes në qytezën Kaffin, në veri të Tulkarmit, forcat izraelite qëlluan ndaj palestinezëve me plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës. Një 49-vjeçare e plagosur nga predha është dërguar në spital.

Dy të rinj u arrestuan në bastisjen në dy shtëpi në qytetin Bitunya, në perëndim të Ramallahut.

Bastisje u kryen edhe në rajonin malor Et-Tavil të Al-Bire dhe rajonin e Luginës Al-Hiriyya në Khalil, por nuk u raportua për të arrestuar apo të plagosur.

Që nga 7 tetori 2023, kur ushtria izraelite nisi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor. Të paktën 518 palestinezë janë vrarë në këto bastisje që nga 7 tetori.

Exit mobile version