Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Forcat izraelite vrasin 3 palestinezë në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite vrasin 3 palestinezë në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite vranë tre palestinezë gjatë ndërhyrjes të enjten herët në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor dhe lanë një tjetër të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, forcat palestineze të sigurisë u bëjnë rezistencë trupave izraelite.

Të paktën tre persona, përfshirë dy nga njësia e sigurisë palestineze, humbën jetën.

Lejtnant Ethem Aleyvi (23) dhe kapiteni Taysir Isa (33) punonin për shërbimin e inteligjencës ushtarake, ndërkaq Cemil Mahmud al-Amuri ishte një palestinez që kishte kaluar më parë një kohë në burgun izraelit, njoftoi agjencia.

Palestinezi i plagosur, gjithashtu nga njësia e sigurisë, u dërgua në spital për trajtim.

Koloneli Talib Salahat, drejtori i shërbimit të inteligjencës ushtarake, tha se Aleyvi dhe Isa u vranë gjatë rojës së natës.

Izraeli ende nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me sulmin vdekjeprurës. /aa

Exit mobile version