Forcat e qeverisë siriane kanë marrë pothuajse kontroll të plotë mbi territorin e vendit, pasi mposhtën në fushëbetejë Forcat Demokratike Siriane (SDF) dhe nënshkruan një marrëveshje armëpushimi.
Ministri i Brendshëm, Anas Khattab, deklaroi se marrëveshja me SDF “përfaqëson një hap të ri drejt një Sirie të bashkuar, me popull, tokë dhe burime të përbashkëta”.
Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa pritet të takohet sot në Damask me liderin e SDF-së, Mazloum Abdi. Analistët theksojnë se ndërtimi i besimit mes palëve është vendimtar për ruajtjen e paqes.
Në qytetin veriperëndimor Raqqa, turma qytetarësh dolën në rrugë për të festuar armëpushimin, duke valëvitur flamuj sirianë dhe duke hedhur fishekzjarre deri vonë në mbrëmje.
Marrëveshja është përshëndetur nga shumë vende të Lindjes së Mesme, nga Turqia deri në Katar, ndërsa tensionet dhe dhuna kanë nisur të ulen.
Edhe Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar marrëveshjen. I dërguari amerikan për Sirinë, Tom Barrack, deklaroi se Uashingtoni “përgëzon të dyja palët” për arritjen e armëpushimit. /mesazhi
