Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Forcat ruse vazhdojnë sulmet në Kiev

Forcat ruse vazhdojnë sulmet në Kiev

Që nga mbrëmë forcat ruse vendosën në objektiv disa rajone, përfshirë një qendër tregtare në Kiev.

Të paktën 4 persona janë plagosur në sulmet që forcat ruse kanë ndërmarrë që nga mbrëmë e deri më sot në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka hyrë në ditën e 28-të dhe se forcat ruse vazhdojnë sulmet e tyre ndaj Kievit.

Në sulmin që forcat ruse kryen në lagjen Nyvky të Kievit u dogjën dhe u bënë të papërdorshme dy shtëpi.

Në lajmet në shtypin ukrainas thuhet se që nga mbrëmë forcat ruse vendosën në objektiv disa rajone, përfshirë një qendër tregtare në Kiev.

Në sulmet e kryera në Kiev thuhet se janë plagosur të paktën 4 persona.

Exit mobile version