Efektivat e Batalionit të Forcave Speciale të Shqipërisë janë angazhuar në stërvitjen dimërore 72-orëshe “Shigjeta Ilire-26”, e cila po zhvillohet në kushte ekstreme malore, me dëborë dhe temperatura nën zero.
Stërvitja ka për qëllim forcimin e aftësive fizike dhe psikologjike të trupave në kushte të vështira mbijetese, testimin e armatimit dhe pajisjeve të reja, si dhe rritjen e nivelit të gatishmërisë dhe qëndrueshmërisë operacionale për veprim në terrene të ashpra malore.
Përmes kësaj stërvitjeje synohet përgatitja maksimale e Forcave Speciale për përmbushjen me sukses të çdo misioni, duke garantuar profesionalizëm të lartë dhe reagim efektiv në çdo situatë.
Lajmi është bërë i ditur nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtënant Arben Kingji, përmes një postimi në rrjetin social Facebook
