Në stadiumin e Saint Petersburgut, Franca dhe Belgjika zhvillojnë ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kampionatin Botëror.
Për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, francezët triumfuan përballë Uruguait me rezultat 2-0 në çerekfinale.
Ndërkaq, në fazën çerekfinale, belgët e mposhtën Brazilin me rezultat 2-1.
Pritet të jetë një ndeshje mjaft interesante dhe dinamike ndërmjet skuadrave të shteteve fqinje, kur kihen parasysh lojtarët cilësorë që i kanë në dispozicion.
Formacioni zyrtar i Francës: Loris, Pavard, Varane, Umtiti, Pogba, Griezmann, Giroud, Mbappe, Kante, Matuidi, Hernandez.
Formacioni zyrtar i Belgjikës: Courtois, Alderweireld, Kompany, Vertonghen, Witsel, De Bruyne, Fellaini, R. Lukaku, E. Hazard, Dembele, Chadli.
Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet të mërkurën ndërmjet Kroacisë dhe Anglisë. /Telegrafi/
