Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Wolvesit, në ndeshjen e javës së 16-të në Premier League.
“Topçinjtë” ishin me fat sonte dhe këtë e tregon më së miri edhe grafika se kush i shënoi golat për ta.
Ishte Johnstone dhe dhe Mosquera, pra dy lojtarët e Wolves që shënuan autogola.
Për skuadrën mysafire, golin e shënoi Arokodare.
Me këtë fitore Arsenali shkon në kuotën e 36 pikëve në pozitën e parë.
